Përfundoi edicioni i tretë i “D’Olcinium Interenational Festival”

0

 

Organizata Turistike e Ulqinit, tashmë për të tretin vit radhazi, organizoi manifestimin “D’olcinium International Festival” si shenjë e përmbylljes së sezonit turistik  dhe fillimit të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Nga data 23 deri më datën 25 shtator, në qytet vërehej një larmishmëri kulturash e kostumesh tradicionale  të vendeve të ndryshme si: Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Turqia e Rumania, të cilët në koncertin e së shtunës dhe së dielës u shkrinë së bashku në skenën e Qendrës për Kulturë, duke promovuar vlerat kulturore folklorike. Në fund të koncertit, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Fuad Haxhibeti, bëri ndarjen e dhuratave simbolike për grupet folklorike pjesëmarrëse.

Ky manifestim kontribuoi në pasurim e ofertës turistike, ku secili qytetar dhe turist i Ulqinit, pati mundësinë të njihej me kultura të tjera.

Manifestimi u mbështet nga Komuna e Ulqinit dhe afaristë të tjerë nga Ulqini, me Musa Hoxhën si udhëheqës artistik.