Përfaqësuesit e Vodacom u takuan me zyrtarët e Ulqinit

0

Përfaqësuesit e Vodacomit u takuan me strukturat udhëheqëse të Komunës dhe NP,, Ujsjellës dhe kanalizim ,,

Sot në Ulqin u mbajt takimi ku u fol për furnizimin me ujë dhe grumbullimin e ujrave të zeza në bregdetin e Malit të Zi , respektivisht për Fazën e V -të në Ulqin.

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti përfaqësuesit e KfW Bankës nga Frankfurti,konsultantët dhe projektantët e projektit kryesorë,,Hydrophil,,dhe,,Pro-ingtrade,, si dhe përfaqësuesit nga rradhët e GKW Beohidro dhe ndërmarrjeve Vodacom dhe ujësjellësit të Ulqin.

Në takim u analizua projekti dhe aktivitetet e mëtutjeshme.Ishte konstatim i përbashkët që kjo fazë e rëndësishme që ka të bëjë me implementimin e projektit të përfundojë dhe pritet shpallja e tenderit ndërkombëtarë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhëshëm.

Projekti në fjalë i rëndë 20 milion euro është fryt i bashëpunimit të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Malit të Zi. Me realizimin e këtij projekti qyteti i Ulqinit do të zgjidhë cështjen e furnizimit me ujë. Mjetet kreditore për realizimin e këtij projekti do të sigurohen nga Banka KfW me garancion të Qeverisë së Malit të Zi.