Përçarja e opozitës vazhdimisht po forcon DPS-in

1

Në Këshillin Qendror të Malit të Zi Pozitiv (MZP) mbrëmë, 28 anëtarë kanë votuar që Pajovic ta udhëheqë partinë deri në kongresin e majit të vitit të ardhshëm, përderisa 24 anëtarë kanë refuzuar të votojnë, duke e lëshuar mbledhjen më heret.

Ndër të pakënaqurit është edhe Dritan Abazovic, njëri ndër themeluesit e MZP, i cili sot zyrtarisht do të japë dorëheqjen nga partia, por do vazhdojë të mbetet deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe këshilltar në Kuvendin Komunal të Ulqinit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me anëtarët e tjerë të MZP në Ulqin dhe çfarë qëndrimesh do të marrin, pasi udhëheqësi i tyre tashmë është larguar nga partia.

Për më tepër, kjo njëherësh paraqet zhgënjim për qytetarët shqiptarë të Ulqinit të cilët ia dhanë votën një partie “qytetare”, për të ngelur më pas të papërfaqësuar plotësisht.

Kjo përçarje e partisë opozitare ngjan me përçarjen në vitin 2008 të Lëvizjes për Ndryshime të Medojevicit dhe me formimin e Qendrës Demokratike të Malit të Zi me në krye Batricevicin, e cila ka dobësuar opozitën dhe rrjedhimisht ka forcuar PDS-në (DPS). Është më se e pritshme që çdo përçarje e një partie opozitare, ashtu si kjo e MZP, të ndikojë më tej në dobësimin e opozitës.

 

 

1 Koment

  1. Gjithmone ka pas kesi personash qe kane marr vota shqiptare e ne an tjeter gjithmone ata vota kan shku ne forcimin e DPS e ne dobesimin e shqiptareve.

    Vakti eshte me xan mend Ulqinaket!

Comments are closed.