Përçahet PSD-ja (SDP). Largohen Brajoviq, Lazoviq, Kalamperoviq…

0

Pas mbledhje së sotme të Këshillit Qëndror, ku u zgjodhën nënkryetarë dhe antarë të ri të kryesisë, grupi rreth kandidatit për kryetar Ivan Brajoviq e lëshuan mbledhjen dhe njoftuan largimin nga partia, njoftojnë mediat malazeze.

Njoftim për largim nga partia kanë lajmëruar edhe Jusuf Kalamperoviq, Damir Shehoviq, Miqo Orlandiq si dhe disa antarë tjerë që nënshkruan rezolutën për ndarjen e funksioneve në parti sipas rezultatit të kongresit.

Nënshkrues i kësaj rezolute ishte edhe kryetari i degës së PSD në Ulqin, Selim Resulbegoviq.

Osman Subashiq, i cili u zgjodh antarë i kryesisë edhe pse ishte përkrahës i Brajoviqit, sipas gjasave do të mbesë në parti edhe në të ardhmen.

Të larguarit akuzuan palën tjetër se me refuzimin e rezolutës kanë kontribuar në çarjen e partisë.

Edhe pse iu kërkua që të dorëzojnë postet qeveritare, Brajoviq dhe Lazoviq refuzuan duke argumentuar se ato i kanë merituar me mështetjen popullore..?!!

Në mbledhjen e sotme të KQ-së, për nënkryetar u zgjodhën Rashko Konjeviq, Mirel Radiq-Lubisavljeviq dhe Almir Rebronja.