Përçahet PPS. Beçiq do të formojë parti të re?

0

Pas mbledhjes së mbrëmshme të  Këshillit Qëndror të PPS-së (SNP), këshilltari i kësaj partie në kuvendin e Podgoricës Aleksa Beçiq, dha dorëheqjen nga të gjitha postet dhe njoftoi largimin nga kjo parti.

Beçiq dhe Damjanoviq ishin kundërkandidatë të kryetarit të partisë Srgjan Miliq për këtë post, në kongresin e mbajtur pak kohë më parë.

Ata të dy si dhe mjaft antarë të tjerë të KQ të kësaj partie, kanë kërkuar mbrëme dorëheqjen e Miliq nga posti i kryetarit, çka nuk u realizua. Pas kësaj, Beçiq deklaroi për media se nuk ka më besim në udhëheqsinë e partisë dhe se e ka lëshuar atë.

Ai tha se nuk do të bëjë kapërcime në partitë e tjera por do të gjejë menyrën për të kanalizuar energjinë e vet politike. Beçiq mund të mbështetet në perkrahjen e degëve të kësaj partie në Podgoricë dhe Herceg Novi por edhe pjestarëve nga degët e tjera.