Për drejtësi në Strazburg. Gjykatave tona nuk u besohet

0

Se sa besim ndjellin gjykatat e Malit të Zi tek qytetarët, më së miri e ilustron numri i lëndëve që nga Mali i Zi po procedurohen në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

Mali i Zi ka 2.53 ankesa në 10.000 banorë, çka është 4 herë më tepër se mesatarja prej 0.68 ankesa e 47 vendeve anëtare të Këshillit Europian, shkruan “Vijesti”.

Këtë fakt e bëri të njohur zëdhënësi i gjykatës Din Shpilman, në raportin e rezultateve për vitin 2014.

Mali i Zi ka 499 ankesa në pritje, çka përbën 0.7% nga numri total i 69.000 ankesave.

Gjykata vitin e kaluar pruri vetëm një vendim për Malin e Zi, ku u konstatuan shkelje të Konventës europiane për të drejtat e njeriut.

Vendet me më shumë vendime në të cilat u konstatuan shkelje të tilla janë: Rusia (122 nga 129), Turqia (94 nga 101), Greqia (50 nga 54), Hungaria (49 nga 50), Italia (39 nga 44), dhe Ukraina (39 nga 50), thuhet nga kjo gjykatë.