Për 16 ditë katër ngarkesa me drogë drejt Italisë

0

Për 16 ditë autoritetet italianë kanë arritur të sekuestrojnë qindra kg drogë të ardhura nga Shqipëria përmes detit Adriatik. Katër operacione janë ndërmarë kundër trafikut të drogës:

  1. Operacioni i datës 6 gusht- komuna San Kataldo, Lece i cili coi në sekuestrimin e rreth 119 kg marijaunë e fshehur në barkën e peshkatarit italian Ivano Palermo. Pas arretimit 56 vjecari italain rrëfen se drogën e ka mërrë në dorëzim nga korrierët shqitpar të cilët e kishin paguar me 5 mijë euro,
  2. Operacioni i 12 gushtit- në komunën Fano të Pesaros, i cili coi në sekuetrimin e 1820 kg marijuanë me vlerë në treg deri në 6 milionë euro. Nën pranga u vunë 5 skafistë shqiptarë, rezidentë të rregulltë prej vitesh në territorin italian madje dhe sipërmarrës të shoqërive të vogla ndërtimi.
  3. Operacioni i 16 gushtit- ku u sekuestrua skafi me rreth 400 kg marijuanë e u vunë nën pranga dy skafistët italianë Z,A 51 vjec e L.A 66 vjec.
  4. Operacioni i 22 gushtit- me kapjen e 214 kg marijuanë, arrestimin e korrierit shqiptar e sekuestrimin e dy motorave uji