PDS përsëri kërkon vendin e Kryetarit të Komunës?

0

Pas takimit të mbajtur dje në mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, duket se PDS do të kërkojë postin e Kryetarit të Komunës, shkruan Vijesti.

Kjo parti po mundohet të krijojë një koalicion të gjërë ku do të marrin pjesë të gjitha partitë shqiptare, në mënyrë që të forcojë pozicionet e veta në zgjedhjet parlamentare. Edhe pse një koalicion i tillë duket tejet i pamundur, nga PDS nuk kanë shumë alternativa, pasi Forca ka refuzuar ta përkrahë kërkesën e tyre për kryetar komune.

Nga PDS kanë bërë të ditur se të hënën do ti bëjnë publike vendimet e veta për situatën politike në Ulqin.