PDS padit komunën: Janë shkelur procedurat për prurjen e planit të objekteve të përkohshëm

0

Partia Demokratike e Socialistëve, dega e Ulqinit, ka paraqitur aktakuzë pranë Gjykatës administrative për shkelje të procedurës në prurjen e vendimit për vendosjen e objekteve të përkohshme, shkelje të së drejtës materiale dhe verifikim të gabuar të gjendjes bazuar në fakte.

Disa burime pranë komunës konfirmojnë se akuza ka shumë mundësi të aprovohet nga gjykata, dhe se ankesa ndaj këtij vendimi nuk pritet të sjell rezultate pasi në të gjithë procesin ka pasur mungesë serioziteti.

Sipas akuzës, me statut të komunës parashikohet pjesmarrja e qytetarëve në prurjen e vendimeve të tilla, çka në këtë rast nuk ka ndodhur, dhe se disa objekte të percaktuar të përkohshëm, me ligj nuk janë të tillë.

Komuna ka afat 30 ditorë për dorëzimin e dokumentacionit në gjykatë, pas të cilit pritet vendimi në lidhje me akuzën.