PDS kërkon koalicion të gjërë për Ulqinin

0

Pas mbledhjes së kryesisë së PDS (DPS) dje në Podgoricë, ku është diskutuar edhe situata politike në Ulqin, kjo parti ka dalë me një deklaratë ku në mes tjerash shprehet në favor të një koalicioni të gjërë të partive shqiptare dhe PDS-së.

Në deklaratë thuhet se megjithë ofertat e ndryshme që kanë pasur nga partitë shqiptare, kjo parti është e prirur të përkrah një koalicion të gjërë i cili do të punojë në të mirë të Ulqinit.

Nga PDS nuk kanë saktësuar se si e mendojnë funksionimin e një koalicioni të tillë e as se nga cila parti do të jetë kryetari i komunës.

Edhe pse nga mbledhja e mbrëshme pritej dicka më konkrete, duket se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe në mënyrë interne në mes kësaj partie dhe atyre shqiptare.