PDS dhe URA kalojnë llogaritë e Gjekës, këshilltarët e Forcës të përmbajtur

0

Sot u mbajt mbledhja e rradhës  e Kuvendit Komunal të Ulqinit , për të cilën ishin propozuar 12 pika si rend dite. Këshilltarët më së shumti diskutuan në lidhje me llogaritë përfundimtare për vitet 2014 dhe 2015. Këto llogari, edhe pse u vlerësuan si me mjaft parregullsi dhe jo të qarta edhe nga ana e revizorit, u votuan nga këshilltarët Partisë Demokratike të Socialistëve, koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike dhe ato të UR-ës, kurse të Forcës ishin të përmbajtur.

PDS gjatë kësaj periudhe ishte në opozitë dhe kishin mjaft kritika ndaj tyre, por sot për çudi vendosen që ti kalojnë ato. Nga këshilltarë te tyre u dëgjua arsyetimi se votimi  u bë për shkak se koalicioni duhet të ecë përpara dhe jo të merret me të kaluarën.

Aq më i çuditshëm është përkrahja e këtyre llogarive nga URA- e cila gjithmonë ka deklaruar se është kundër keqmenaxhimit financiar, por si duket në këtë rast kanë preferuar ndryshe.

Pas votimit kryetari Loro Nrekiq e ndërpreu mbledhjen dhe vazhdimi  u caktua për ditën e mërkurë.