PD i i nënshtrohet urdhërave të DPS-it

0

Sipas një letre të siguruar nga burime të brendshme prej portalit Lajm.me del se Partia Demokratike i është bindur kërkesës së DPS-it për të hequr dorë nga rezervimi që ata i kanë bërë sallës së Qendrës për Kulturë.

Dita e zgjedhjeve lokale për Komunën e Ulqinit dhe po ashtu po shtohet intensiteti i fushatës. Finalizimin e fushatës partitë e ndryshme zakonisht e bëjnë tek salla e Qendrës për Kulturë dhe rezervimi i kësaj salle për promovim qendror është bërë një garë më vete. Partitë e ndryshme përpiqen që ta caktojnë datën e promovimit qendror sa më afër ditës së zgjedhjeve me shpresën se entuziazmi i promovimit do të reflektohet tek numri i simpatizantëve të tyre që do të dalin në votim.

Në këtë garë fillimisht më e shkathtë është treguar Partia Demokratike me në krye Fatmir Gjekën e cila e ka rezervuar sallën për datën 2 shkurt duke e dërguar një kërkesë që me datën 27.12.17. Kjo është data më e lakmueshme sepse pas saj fillon heshtja zgjedhore dhe në njëfarë mënyre partia që e bën promovimin në këtë ditë thotë fjalën e fundit.

Mirëpo faktet tregojnë se Partia Demokratike nuk ka hezituar që të heqi dorë nga kjo datë për t’i bërë qejfin DPS-it.

Nëpërmjet një letre drejtuar Qendrës për Kulturë, kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, kërkon që rezervimi i sallës për datën 2 shkurt t’i jepet DPS-it, dhe kërkon që për PD-në të bëhet rezervimi për një datë tjetër. Gjeka shkruan se për hir të prezencës së Kryeministrit dhe përfaqësuesve të tjerë të qeverisë së Malit të Zi, PD pranon që të zmbrapset nga rezervimi i bërë për datën 2 shkurt.