Në një koktej të organizuar në hotelin “Mediteran”, mbrëmë Partia Demokratike ka festuar 3 vjetorin e themelimit të saj.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i kësaj partie Fatmir Gjeka, i cili theksoi rëndesine e formimit të PD-së dhe arritjet e saja në këto 3 vjet.
Në koktej ishin të ftuar anëtarë, simpatizues të partise dhe miq nga subjektet e tjera politike.