Pastrimi i Port Milenës: Qeveria hedh fajin te sllovenët

0

 Ministria e Zhivillimit të Qëndrueshëm ka hedhur poshtë akuzat në gazetën “Dan” të para disa ditëve, se projekti i pastrimit të Port Milenës fle në sirtarët e qeverisë dhe pushtetit lokal.

Në reagimin e ministrisë thuhet se projekti është në “pritje”, dhe se nga ai nuk është hequr dorë e as ka dështuar.

Në fakt, sipas ministrisë fajin e kanë sllovenët, të cilët akoma nuk kanë paguar shumën e mbetur prej 100.000 eurosh. Sipas marrëveshjes, sllovenët do të financonin projektin me 210.000 euro nga 257.000 gjithsej, kurse pjesa tjetër do të sigurohej nga Komuna e Ulqinit si kompensim jofinanciar.