Pastrimi i Port Milenës: Projekti fle në sirtarët e ministrisë dhe pushtetit lokal

0

Pastrimi i Port Milenës, projekt i cili ishte aktual në kohën e kryetarit Nazif Cungu, tani fle në sirtarët e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe pushtetit lokal, shkruan “Dan”.

Këtë për “Dan” e konfirmoi edhe nënkryetari i komunës së Ulqinit Safet Beci, i cili nuk ka dijeni se deri ku është arritur me realizimin e këtij projekti.

Para dy viteve për këtë projekt ishin siguruar edhe mjetet financiare, por më vonë cdo gjë u harrua.

Kryetari i shoqatës joqeveritare “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq, thotë se Port Milena është kronikisht e sëmurë dhe se ato që duhet ti ndihmojnë nuk e bëjnë.

“Si zakonisht, projekte të tilla përfundojnë në sirtarët e ministrive dhe pushtetit lokal” , thotë Hoxhiq.

Ai tha se shoqata e tij, sëbashku me “Ozon” nga Nikshiqi, dhe me ndihmë të UBA-s, në ditën e Malit të Zi Ekologjik në Podgoricë, do të organizojnë një konferencë shkencore në lidhje me lokalitetin në fjalë, nga e cila shpreson të dalin propozime dhe ide se cka është më mirë për Port Milenën.