Pasojat e motit të keq në Ulqin

2

 Tufani  i mbrëmshëm i ka shkaktuar shumë punë dhe probleme Shërbimit të emergjencës në Ulqin. Nga 18h filluan thirrjet për ndërhyrje në disa vende kurse rruga Kodre – Solana u bllokua për shkak të rrezimit të drujve të pishave duke dëmtuar automjete dhe ndërprerë linjën e transmetimit.

Një pemë ra dhe në hotelin Imperial në Plazhin e Madh ,  poashtu u ndërhy në Malin Bardhë ku një pishë ra mbi linjën e transmetimit, thanë për portalin tonë nga ky institucion.

Rruga për në Albatros ishte e bllokuar nga drurët e rrezuar dhe u nevojit ndërhyrje në largimin e tyre dhe pastrimin e rrugës.

Nga fotot mund të shihni edhe pasojat e shkaktuara në zonën e Plazhit të Vogël.

image-98c9757b8c0182c6e61f501467d8e818262066226c251d70502fd59642c976b1-V image-fa046b2f323d8fd9cda0a3179580cd72e11262cc9b1fc5a3136d6c6455f57db4-V

2 KOMENTET

Comments are closed.