Pas Salaj edhe Draga hedh poshtë shkrimet e Dan dhe Ul-Info

0

Pas drejtorit të Qendrës për Kulturë Astrit Salaj, i cili e quajti të pavërtetë lajmin e gazetës “Dan” dhe portalit Ul-Info se nga llogaria e këtij institucioni kanë humbur 4.000 euro, ka reagur dhe ish drejtori Nail Draga.

Ai përveç demantimit të lajmit, sqaroi se 4.000 eurot e paguar nga Komuna i janë paguar shoqatës “Sklad”, drejtor i së cilës është muzikanti i njohur Islam Axhemoviq, dhe e cila merret me organizimin e festivalit për fëmijë.

As nga gazeta “Dan” as nga portali “Ul-Info” nuk kanë bërë të njohur se në bazë të çfarë dokumenti, burimi, apo dëshmitari, e kanë publikuar lajmin për zhdukjen e këtyre parave.

Gjithashtu për qytetarët nuk dihet me saktësi nëse lajmi është i “Dan” apo i “Ul-Info”, pasi gazetari i “Dan” në Ulqin është njëkohësisht edhe njëri nga themeluesit e portalit “Ul-Info”.