Partnerët e rinj në bisedime: Mbledhja e Kuvendit të merkurën?

0

Përfaqësuesit e të gjithë subjekteve politike që përbëjnë koalicionin e ri, janë takuar sot te kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti për të koordinuar veprimet e mëtejshme, mëson portali lajm.me.
Sipas burimeve jozyrtare mësojmë se në mbledhje është rënë dakord që ekzekutivi i ri të formohet sa më shpejt, me qëllim që të punohet në tejkalimin e problemeve aktuale të qytetit.

Sipas gjasave, ka shumë mundësi që mbledhja e ardhshme e Kuvendit të mbahet jo më larg se të mërkurën, pasi cdo vonesë shkon në dëm të qytetit.