Partitë e pakicave do të përkrahin shkarkimin e Krivokapiq

0

Deklaratë nga takimi i Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI ,  datë 22.02.2016.

 

Partia Boshnjake, FORCA dhe HGI do të  mbështesin shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq

Përfaqsuesit e Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI- së do të nënshkruajnë nismën e votimit dhe do të votojnë për shkarkimin  e Presidentit të Parlamentit Ranko Krivokapiq.

Ky është vendim i përbashkët i kryetarit të Partisë boshnjake Rafet Husović, Forcës Nazif Cungu dhe HGI-së Marija Vuçinovic , marrë gjatë takimit të tyre në Tivar, ku u diskutua për gjendjen aktuale politike në Mal të Zi.

Në takim është vlerësuar se partitë e pakicave kanë dhënë një kontribut të madh gjatë dialogut të fundit parlamentar në përpjekje për arritjen e një konsensusi  dhe kompromisi, dhe shprehin keqardhje për dështimin e negociatave.

Duke pasur parasysh se Partia Socialdemokrate nuk ka përkrahur qeverinë me  votëbesim  në Parlament, dhe duke shkelur marrëveshjen e koalicionit  u bashkua me opozitën,  e gjejmë të arsyeshme nismën  për shkarkimin  e  Kryetarit të Kuvendit  Ranko Krivokapiq

Deputetët e Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI-së do ta nënshkruajnë këtë iniciativë dhe do ta votojnë në Kuvend.

 

Shërbimi informativ i  Partisë Boshnjake, Forcës dhe HGI-së.