Parregullsi në konferencën zgjedhore të PDS-së?

0

Një grup antarësh të pakënaqur të partisë kanë akuzuar kryetarin aktual Loro Nrekiq dhe deputetin Luigj Shkrela, për manipulim votash në konferencën e mbajtur të shtunën, me qëllim privatizimin e partisë dhe favorizimin e familjeve të caktuara, shkruan “Dan”.

Sipas tyre, propozimet për antarë të Këshillit Komunal i kanë bërë vetëm Loro Nrekiqi dhe Luigj Shkrela, kurse komisioni që ka numruar votat ka qenë i përbërë vetëm nga njerëz të konfesionit katolik.

Në këtë konferencë u zgjodhën 91 antarë të KK-së kurse 10 kaluan me automatizëm në bazë të funksioneve.

Në shkresën e dërguar kësaj gazete, ky grup thekson përbërjen familjare të këtij Këshilli, por edhe atë fetare, ku sipas tyre, janë anashkaluar pjesa qytetare dhe muslimane e Ulqinit, në favor të asaj të konfesionit katolik.

Ato thonë se në zgjedhjet e fundit zona e qytetit ka pasur 1900 vota, nga rreth 3000 që kjo parti kishte gjithsejt, kurse në KK janë zgjedhur vetëm 15 nga kjo zonë.

Nrekiqi dhe Shkrela i kanë demantuar akuzat, duke thënë se konferenca është mbajtur në frymë demokratike dhe se kto akuza i hedhin ato që duan të përçajnë në baza fetare dhe nacionale.

Antarët e pakënaqur kanë theksuar edhe zhvlersimin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KK-së në Ulqin, ku sipas përbërjes së këtij këshilli, është e pamundur që përvëç Nrekiqit dhe Shkrelës të fitojë ndonjë kandidat tjetër.

Në rrjetet sociale dje ka qarkulluar një shkresë, autorsia e së cilës nuk është e njohur, ku ishin disa emra kandidatësh të cilët sipas marrëveshjes nuk duhej të votoheshin.