Komuna e Ulqinit ka dhënë me qira zonat për parkimin e automjeteve nga të cilat ka inkasuar rreth 7 mijë euro.
Janë dhënë me qira zonat pas Qendrës për Kulturë, në Plloç, në Shtoj, nën Kala, tek ish fabrika e përpunimit të vojit dhe në Shtoj, shkruan gazeta “Vijesti”.
Çmimi i parkimit në këto zona shkon nga 70 cent derin tek 1 euro, por mund të rritet gjatë kulmit të sezonit si vitet e kaluara.
Objekti prej betoni në afërsi të Plazhit të Vogël, në të cilin janë paraparë 10 vende parkimi, akoma nuk është përfunduar megjithë premtimet e komunës dhe firmës e cila kryen punimet.
Ng komuna thonë se dhënia e parkingjeve me qira ishte gjest i detyruar pasi nuk ishin në gjendje që të formonin ndërmarrjen për parkingje për shkak të mos mbajtjes së seancave të Kuvendit.