Paris: Dorëzohet një prej të dyshuarve për sulmin terrorist

0

Një nga të dyshuarit për sulmin terrorist në redaksinë e gazetës “Charlie Hebdo”, ku gjetën vdekjen 12 persona, është dorëzuar në mëngjesin e sotëm, bëjnë të ditur mediat europiane.

Bëhet fjalë për 18 vjecarin Hamid Murad i cili u dorëzua vetë pasi kishte parë emrin e tij në media. Kërkimet për dy të dyshuarit e tjerë, Said dhe Sherif Kauçi, vazhdojnë ende.

_80129467_025319476-1

Në kërkim marrin pjesë 3000 policë dhe sipas të dhënave të fundit vendndodhja e tyre është gjetur.

Policia poashtu ka arrestuar 7 persona të dyshuar si ndihmës të tre ekzekutoreve. Policia paralajmeroi se vëllezërit Kauçi janë të armatosur rënde dhe të rrezikshëm.

Të tre të dyashuarit për masakër janë shtetas francez, dhe ndersa për vëllezërit Kauçi dihet se janë me prejardhje algjeriane, për te tretin ka krejt pak të dhëna.

_80131540_025320053-2_80129542_025314419-1

Sot në mëngjes, në jug të Parisit, pati edhe një tjetër vrasje, ku humbi jetën një police femër. Nuk dihet akoma nëse këto dy ngjarje janë të lidhura njëra me tjetrën.