PARADOKSE TË BOTIMIT ENCIKLOPEDIK TË ASHAK-ut

0

RUZHDI USHAKU

PARADOKSE TË BOTIMIT ENCIKLOPEDIK TË ASHAK-ut

     -Hëpërhë me zgjedhje selektive

MANGËSI DHE TË PAVËRTETA NË DY ZËRA

NGA FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS

Në vitet e 80-ta të shekullit që shkoi, midis të tjerash, isha edhe bashkëpunëtor dhe anëtar i redaksive prestigjioze, përfshirë këtu edhe botimet enciklopedike të akademive JAZU-JLZ, EJ-(4 E-HRV, f. XVIII;  f.164;249)Zagreb, 1986.

Atëbotë, porosia e bashkëpunëtorëve me përvojë më të madhe ishte kjo : “në punë të enciklopedisë nuk guxon të gabohet!”. Përgjegjësia ishte rigoroze ndaj gabimeve të pafalshme. Ndaj, për krijuesit dhe punëtorët e shkencës, veç akribisë, kjo porosi e tyre, për mua u bë aksiomë.      

Në vitin që lëmë pas, doli në dritë Fjalori Enciklopedik i Kosovës në dy vëllime, siç thuhet në Parathënie, vepra e parë enciklopedike e botuar në Kosovë. Nuk do mend se për një popull “të vonuar”, ky epitet   dëgjohet shumë shpesh në realitetin e shoqërisë sonë, me një krenari “kush më i pari; i vetmi, i zoti etj.” Dhe kjo është e kuptueshme për një vepër të këtij lloji , përveç angazhimi, mundit, përgjegjësivehistorike, institucionale autoriale, redaktuese, kërkon edhe mjete të mëdha materiale-financiare.

Që në fillim, kjo vepër iu nënshtrua kritikave më shumë se lëvdatave për të cilat ka dhe do të ketë vlerësime sot dhe nesër, sikur çdo veprim dhe punë që bën rrugën e vet.

Duke mos dëshiruar të jap priori vlerësime të përgjithshme, pa i lexuar të paktën temat profesionaletë shkencave shoqërore, më imponohet një lexim selektiv për zërin ALBANIZMAT dhe në vijim PORTRETIN individual. Këtë e kërkon arsyeja në raport a proporcion formal dhe substancial me disaportrete të ngjashme për nga tematika e filologjisë, përkatësisht gjuhësisë dhe letërsisë, të brezave pararendëse dhe të sotme që kanë lënë edhe gjurmë të konsiderueshme në këtë hapësirë përkatëse në këtë hapësirë.

Vetvetiu, hartimi i fjalorit të kësaj kategorie ka për kuptim  një punë të vështirë me përgjegjësi të jashtëzakonshme, profesionale e morale të individëve dhe të institucioneve shoqërore-kombëtare. Një e mirë e parë e përgjithshme, pa marrë parasysh vlerësimet e pritura pozitive, por edhe të mangësive të mundshmetë dëmshme, historikisht të pafalshme, disi imponohet e thëna proverbiale gjithëpërfshirëse me porosi: kush gabon, mëson (errando discimus). Ma merr mendja se diçka e tillë nuk mund tu falet atyre hartuesve që me ndjenjë dhe vetëdije djallëzore kapërcejnë, mbulojnë me heshtje të vërtetat historike, i pëlqeu apo jo kujdoqoftë që noton në këto ujëra jetësore të shkencave, arteve dhe aktiviteteve të tjera njerëzore. Një veprim i papëlqyeshëm i këtij lloji i ka kapluar anëtarët e redaksisë duke rënë edhe në apati.

       

 pëlqeu Parathënia në përgjithësi. Aty ceken edhevështirësitë e natyrave të ndryshme, për të dhënat e përafërta për lëshimet eventuale ose tërësisht të pasakta për shumë fusha. Mendoj se për secilën fushë përgjegjësinë e mbajnë autorët e profesioneve përkatëse, ku nënkuptohen ata të zërave redaksivegjegjëse, prej Këshillit bashkërendues, Bordit, Redaksisë Qendrore e kështu radhazi. Megjithatë duhet bërë dallimi i atyre teknike (lapsuese) nga ato lëndore, këto të fundit të pafalshme.

Personalisht gjithmonë jam frikësuar shkrimeve shkencore në fazën e përgatitjes për shtyp, duke ngushëlluar veten me një errare humanum est, pra të gabosh është njerëzore.

Andaj ASHAK ka kompetencë por edhe obligim t’i pranojë dhe t’i korrigjojë të gjitha vërejtjet e argumentuara, për hir të përgjegjësisë shkencore dhe të vërtetës historike, imazhit institucional dhe nacional. 

Vërejtje të përgjithshme mund të ketë gjithmonë për persona që e kanë merituar e nuk figurojnë në këtë vepër , dhe ky është një problem thuaja botëror. Ndërkaq, zëret që zënë hapësira të kufizuara brendafaqes prej ¼   deri 2/3, varësisht nga tema apo merita individuale, zakonisht u rezervohen portreteve të personaliteteve, në përpjesëtim me rëndësinë sipas sasisë dhe cilësisë, apo “peshës specifike, që është mjaft delikate. Përveç shkencave ekzakte, temat e të cilave vlerësohen si të thuash “me gramë dhe me centimetra”, shkencat shoqërore dhe portretet përkatëse paraqesin vështirësi në vlerësime dhe në rastin tonë, nuk është për t’u habitur që për një fjalë të vetme ALBANIZMA (v. I,f. 38/39, të jetë rezervuar një tekst solid prej gjysmë faqeje. Në zbulime filologjike-gjuhësore përmendet si anekdotë se ka raste kur janë dhënë tituj doktori apo akademiku, vetëm për zbërthimin e një fjalie, kurse më gjerë është dëshmuar me përvojë se një libër i vetëm gjuhësor (Ferdinand de Saussure), ka bërë kthesa në teori të re linguistike, me përmasa botërore, saqë nuk e kanë bërë me mijëra libraautorë apo vepra gjuhësore-letrare.

Përgjithësishtashtu edhe në rastin konkret, krijohet një hapësirë komode për zërat në vështrim, përkatësisht, gjysmë faqeje për ALBANIZMAT dhe minimumi me ¼ e faqes për PORTRET, prej maksimumit ¾, varësisht nga cilësia e jo sasia.

Në këtë aspekt, shfaqet dukuria e hapësirës diskriminuese-paradoksale, ku shumë personalitete me përvojë dhe rezultate të lakmueshme bien në rang të personaliteteve të një brezi të ri apo mesatar, për çka do të binden lexuesit në çdo hap. Në raste të tilla, ku duhet të vihet në pah raporti sasi-cilësi, nuk duhet harruar se inovacionet, rezultatet e reja, duhet të zënë hapësirën e merituar, jo vetëm në punë të zërit të zgjedhur por edhe të vlerësimit objektiv. 

Në rastin konkret, shihet sheshazi shkelje e kritereve që vuajnë nga kompleksi i egoizmit, me komplekse të natyrave të ndryshme. Kësodore, qesin krye “qërimehesapesh”, me paragjykime, inate, smira, të mentalitetittribalshqiptar, që errësojnë arsyen e shëndoshë, forcën e argumentit, kriteret objektive dhe të gjitha këto në dëm të  vërtetës kombëtare, ndërkombëtare, historikeetj.

Rrugët e formimit të kuadrit janë të ndryshme. Diku janë më të vështira e dinjitoze, diku shumë të lehta, falë përkatësisë politike, rajonale, klanore, ku ka raste tëgënjeshtrave, falsifikimeve të CV, plagjiatevetë cilat ikam luftuar në kohën kur isha në pozitë mësimdhënësi universiteti me përgjegjësi profesionale dhe morale për t’i luftuar këto dukuri të shëmtuara. Dhe nuk mungonin obligimet për verifikime që sillnin rezultate, ku herëherë kënaqesha me “fitoren e Pirruas”. Në raste konkrete jam krenar që kam demaskuar, jo deri në fund, intrigantët me veprime të ulëta që i sjellin dëme shoqërisë, kulturës dhe  historisë sonë. Për diçka të tillë, me një rast tjetër, me argumente, të cilat duhet të jenë të publikuara, qoftë edhe në formë të memoareve me përgjegjësinë më të plotë.

ALBANIZMAT(FjEnc.,I, f. 38/39)

Me këtë rast jo të këndshëm, madje shumë të mundimshëm për moshën time, do i them disa fjalë për plagjiatin lidhur me zërin ALBANIZMAT të autorit, “Akademik Bardh Rugova”, i cili zë ka kaluar nëpër filtrin e të gjitha niveleve të redaksive përkatëse. 

Në një Simpozium të vitit 1973 në Prishtinë, organizuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dola me kumtesën Albanizmat si nocion dhe term i ri në leksikologjinë shqiptare.” Kumtesa e përgatitur ishte rezultat i kërkimeve dhe studimeve të bëra në Paris. E them pa rezervë-ishte risi shkencore deri atëherë e pathënë. Kreu i Simpoziumit, i cili paraprakisht kishte rezerva të arsyeshme për këtë risi, kishte pyetur (sipas informatës së Prof. Masar Stavilecit-dorëzues i titullit të kumtesës): “Çka janë, more, këta albanizma?! Pas të cilës do të vijonte përgjigja e Prof. Masarit:Profesor, kur ta lexoni do të shihni dhe gjykoni.” Dhe profesori ishte korrekt dhe nuk e refuzoi priori titullin e kumtesës (M.S.).

Më vonë, me rastin e fillimit të Simpoziumit mbajtur në sallën e Dekanatit të Fakultetit Filozofik, profesorin e kisha përballë. Ai pari mori fjalën. Doli mekumtesën në dorëshkrim (shkruar me stilolapës) me titull Albanizmat në Fjalorin etimologjik të PetarSkokut. U befasova shumë! Nga ana tjetër edhendjeva një përkrahje indirekte të profesorit të nderuar, i cili kishte pranuar studimin tim në minutat e fundit…

Dhe studimi im “Albanizmat si nocion dhe term i ri në leksikologjinë shqiptare” u botua, i shoqëruar me një përmbledhje në gjuhën frënge, në revistën prestigjioze “Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike III-1973, f. 79-88 (botuar në vitin 1975). Ky botim imi, në mënyrë sporadike cilësohej si risimtari, të cilës ia kisha kushtuar një punë intensive gjatë një viti. Për çudi, në botimin e Revistës në fjalë, ku pritej kumtesa e profesorit të nderuar të cekur më lart, figuronte punimi “Rruga e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe në Kosovë”, f. 7-16, kurse kumtesa ime “Albanizmat si nocion dhe term i ri në leksikologjinë shqiptare“, f.79-88.

Prej vitit 1981, kur pata botuar librin tim të parë Kërkime filologjike, punimi im për albanizmat, si i ribotuar brenda librit në fjalë, sikur u ringjall nga kritika e kohës në shkrimet Qemal Muratit (1982), ivlerësuar “me mbështetje teoriko-shkencore dhe si nevojë e dobishme dhe e pranueshme me dy vlera semantike, gjegjësisht dy nocione leksikologjike të shqipes” (Bota e re). 

Studiuesi Mehmet Halimi, ndër të tjera shkruan (…) termi albanizëm për herë të parë në leksikologjinë shqiptare trajtohet dhe kodifikohet nga Ruzhdi Ushaku(…)i përdorur për dukuri të ngjashme gjuhësore ndër popuj e kultura të tjera gjuhësore”, duke shtuar se disa gjuhëtarëve në fillim iu duk i rëndomtë, por në përdorim të shkencës e gjuhësisë (Fjala 1982). 

Në fakt , me një vazhdimësi nga viti 1973 e këtej,Akademik Idriz Ajeti, në studime të tij gjuhësore e përdor këtë term-nocion “Albanizmat në Fjalorin e të folmeve serbe të Kosovë-Metohisë të GlishaElezoviqit (Studimet gjuhësore I, Rilindja, 1982, f. 54); Në Studime gjuhësore IV (Rilindja 1989, f. 91)boton punimin “Rreth disa albanizmave  Fjalorin e Vuk Karaxhiqitkurse në veprën Studije iz istorijealbanskog jezikaknj 4, Prishtina 1982: “O nekimalbanizmima u govoru plavsko –gusinjskih Muslimana, f. 60). Në mënyrë sporadike, albanizmat i përdor edhe Ali Xhiku e ndonjë tjetër.

Në zërin ALBANIZMAT të Fjalorit Enciklopedik, që kap një tekst rreth gjysmë faqeje, autori Bardh Rugova bën fjalë për albanizmat jo vetëm në gjuhësi por edhe më gjerë, me ndonjë shtrirje kuptimore të mëvonë të cilën unë e kam paralajmëruar në botimin e parë (nga viti 1973, përkatësisht  në botimin e dytë (nga viti 1981 e këtej). Në kohë të  mëvona, e ndeshim në librin ALBANIZMAT të Sabri Hamitit (v. 2009), kurse në zërin në vështrim, lidhur me albanizmat ceken emratIdriz AjetiQemal Murati, Sabri Hamiti , Gani Bobi,Murat BlakuKreçmeriVasmeriSandfeldiMajeridhe ndonjë tjetër. Është për t’u çuditur pse mungon emri i Mehmet Halimit i cili këtu pati hak edhe të citohej me këtë rast. Për më tepër, Bardh Rugova merr guximin të  pohojë se “Për albanizmat nuk ka studime të shumta “(Sic!) nënkupton se ka pasur në dije apo dispozicion studimin tim ku, në tre rreshtat e para të studimit e them këtë mendim të clin Akademiku ynë e përvetëson si të vetin?!

Shumica e emrave të përmendur më lart, të kombësisë shqiptare, faktikisht shuajnë etjen që ofrova me punimin tim shkencor, në fillim të viteve 70-ta, dhe 80-ta. Ndërkaq, studimi, përkatësisht emri im nuk përmendet kërkund në zërin për albanizmat?!

Kështu Sabri Hamiti, ish student imi frymëzohet dhe shkruan veprën Albanizmat (v. 2009), duke pirë ujë nga gurra ime, ku kisha parashikuar shtrirjen e kuptimit të albanizmave në fushë të letërsisë së shkruar dhe asaj gojore, me elemente apo tema letrare, etnologjike, etnografike, historike, kombëtare. Dorën në zemër,Akademik Sabri Hamitime mjeshtëri dhe frymë moderne, merr ajkën që kam parapërgatitur në studimin tim për shtrirjet kuptimore të mundshme, dhe, askundnuk e përmend studimin apo emrin tim, të cilin mos pastë lexuar në botimin e parë, e ka lexuar në librin timKërkime filologjike, nga viti 1981, me kritika shumë pozitive në vitin 1982, siç u cek më lart (nërevistat Fjala, Bota e re të Prishtinës). 

Autori i zërit në fjalë, që përmend Idriz AjetinMuratBlakunIvan Popoviqin dhe disa emra të huaj marrënga studimi im dhe jashtë tij,  e mbulon me heshtje neveritëse, dhe në thelb i bën dëm zërit në vështrim, përkatësisht komprometon institucionin ASHAK dhe degradon gradën e lartë prej Akademiku, duke tentuar pa u skuqur të injorojë apo përbuzur emrin tim. 

Si ta quajmë këtë marifet, duke pasur parasysh se gati të gjithë emrat e përmendur i kam njohur dhe më kanë njohur si kolegë, apo studentë të mi?!!!

Një zë si albanizmat në këtë Fjalor më nderon, por jo në thelb, si i kopjuar, i eksploatuar apo i vjedhur, por ngushëllon me fatin tim që këtë marifet e gjeta për së gjalli. Përndryshe, të gjithë ata që e kanë bërë me qëllim, do mbeten njollë e zezë për informata të rreme,qëllimkëqija. Pra, pikërisht këta që sot janë hiç më pak se akademikë, janë të njollosur me hajni, pandershmëri, plagjiate falsifikate, që nuk i shërbejnë për nder historisë kombëtare as këtij botimi të ASHAK-ut.

Në ndërkohë këtë studim nuk e ka përgënjeshtruaraskush, por më ka rënë të lexoj aty këtu termin albanizëm, jo vetëm në shqipe (Ali Xhiku), por edhe në kontekstin e gjuhëve të huaja, sllave, turke etj. 

Paradoks i llojit të vet, kur në këtë zë përmendet në fillim Gani Bobi dhe Sabri Hamiti për albanizmat, por me kuptim etnografik, kurse më tej Idriz AjetiMuratBlakuIvan popoviqQemal Murati, ky i fundit përveç kritikës pozitive dhe konstruktive përdor edhe fjalën albanizim, me formë dhe kuptim tjetër, si duket të panjohur për autorin e zërit, por që nuk është relevant për albanizmat në vështrim. Ky gabim lëndor-materialduhet të korigjohetdhe si për udhë të korigjohet një gabim teknik Fasmeri(Sic!) për Vasmeri, për çka nuk jemi të kursyer të gjithë ne që merremi me punë të ngjashme.

Në vazhdim përmenden fenomene të albanizmave të hetuara nga SandfeldiKreçmeriJokli, por nuk e kam të njohur që dikush prej këtyre studiuesve të ketë përdorur termin në fjalë si  rezultat i ndonjë studimi përkatës, aq më parë kur autori Rugova përmend edhe fjalën studime të cilat ai vetë ka mund t’i shohë vetëm në ëndërr.  

Krijimet e fjalëve të reja shpesh mund të ndodhin spontanisht, edhe me zgjërime të tjera kuptimore, por studimi im i vlerësuar lart nga kritika dhe i pranuarpjesërisht me kuptim të kufizuar,hyri  edhe në ndonjë fjalor të fjalëve të huaja,  falë bazamentit gjuhësor të shqipes. Si bindës dhe me argumente të rreptashkencoreedhe në aspektin krahasues, nuk mund të lëkundet në asnjë mënyrë, dhe meriton vlerësimin adekuat, falë të cilit, që në fillim, bëri rrugën e vet për të merituar zërin e veçantë.

ZËRI PËR PORTRETIN  (Fjalori Enciklopedik II, f.1711)  NË KONTEKSTIN KRAHASUES FORMAL dhe SUBSTANCIAL

Autor Bahri Koskoviku

Formati i zërave në këtë FJALOR, formalisht i plotëson normat dhe kriteret e përgjithshme prej minimumit me ¼ tën e faqes dhe maksimumi i 2/3 e faqes, është në proporcion të përgjithshëm me standarden formale. Ndërkaq, baraspesha lëndore duhet të jetë sa më koherente e mundshme me përmbajtjendhe anasjelltas, duke mbajtur parasysh CV sasinë dhe cilësinë dhe moshën e personaliteteve në PORTRETE.

Këto kritere imponohen me rastin e seleksionimit dhe klasifikimit, ku nuk mungojnë dukuritë e mundshme diskriminuese, kur personaliteti me përvojë më të gjatë, zë vënd të ngushtë. Apo, anasjelltas, përkatësisht ata të moshës më të re plasohen ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, në një piedestal më të lartë falë CV-së relative, ku shihet nevoja e modifikimeve, reduktimeve, ndërfutjeve, të  dhënave, në kuptim të korrigjimit, shkurtimit apo plotësimit të formatit tekstit të zërit të caktuar. Kjo është puna më e vështirë dhe më delikate, ku mund të ketë probleme për zgjedhjen e substancës në përputhje me vendin të cilin e meriton zëri i caktuar.

Për ilustrim po nisem prej zërit tim i cili përfundon me librin e vitit 2010, dhe me këtë puna 7 vjeçare (duke pasur parasysh procesin e shtypjes së librit në 2018),ku nënkuptohen ngjarje të shënueshme, shumë relevante për jetën dhe veprimtarinë e personit të portretizuar: në rastin konkretgjatë kësaj periudhe kam botuar tri vepra autoriale dhe përjetuar ngjarje jetësore kulminantesiç është titullit “Nderi i Akademisë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë(2015), dhe “Nderi i Kombit”(2017), e të mos të flasim për diç tjetër. Është e vërtetë se përgjithësisht, në shumë raste nuk përmenden shpërblimet apo dekoratat konkrete, por ka zëre ku përmenden dekorata të llojit “Nderi i Kombit.” Kështu, në rastin konkret, nëse mungon vëndi në tekst , e nuk ka mundësi zgjerimi,substanca modifikohet me prioritet, ose reduktohentitujt e librave apo veprave të botuara dhe shënohet numri, me seleksionim përfundimtar deri më 2017. Përndryshe, formalisht, personi dhe ngjarjet mbeten enigmë nëse është i gjallë apo i vdekur personi i portretizuar. Në disa zëra janë shtuar të dhëna nga vitet e pastajme, pas 2010, deri më 2017, andaj në këtë kategori të tekstit më të ngushtë, minimum duhet të bëhen modifikime të domosdoshme edhe në krahasim me portrete të ngjashme.

Në funksion krahasimi me kolegë të moshës sime ku,hapësira jonë është një e katërta e faqes, si për nga sasia e cilësia përballet me hapësirën e kolegut tim të respektuar të dyfishtë f. 1668/69. Në zërin tim gabimisht jepet e dhëna për “studimet për letërsisë(Sic!)me një lapsus të vogël sintaksor. Vijon një gabim, në shikim të parë i vogël, por në thelb i natyrës lëndore, ku duhet të figurojë sintagma “gjuhë dhe letërsi…, përgjithësisht të kuptueshme, pasi gabime të këtij lloji duhet të merren parasysh për shkak të imazhit të botimit serioz dhe kritereve ndërkombëtare.

Formati i tekstit prej ¼ ta e faqes janë degraduese dhe diskriminuese, në krahasim të një CV je dhe pune 50-60 vjeçare me afirmime të njohura dhe rezultate cilësore, nëse vendoset në të njëjtën kategori mepersonalitete të moshave 30 -50 vjeçare, për çka ka shumë dëshmi brenda këtij libri. Mungon fleksibiliteti i arsyeshëm dhe kujdesi për një punë shumë serioze, për çka lexuesi do të gjejë shembuj të tillë.  

Ndërkaq, nuk mund të tolerohen gabimet lëndoresubstanciale të cilat kanë për pasojë rrudhjen, përkatësisht fryrjen në përballje analoge me aforizmin “Shtrati i Prokrustit, për të cilat janë përgjegjëse kryesisht redaksitë përkatëse të  gjitha niveleve, aq më parë kur bëhen diskriminime mbi bazat e të privilegjuarve, me të njohshëm, apo për inate apo motive të papranueshme për të vërtetën e vlerave, përkatësisht nënvlerave, të cilat mbushullojnë në këtë libër.

Në rastin konkret, autori anonim, i quajtur BahriKoskoviku, “një gjeni i vogël” apo mësuesi i tij i paidentifikuar, duke kapërcyer gradat, përkatësisht diplomat e mia prej akademiku të rangut evropian, në këtë rast citon veprat e mia të botuara deri në vitin 2010, ku jo rastësisht eliminohet vepra Veprimtaria shkencore e Prof. dr. Ruzhdi Ushakut nga viti 2003 me 126 faqe (E konceptuar nga Prof. dr. Jup Kastrati, për traktatin “Histori e albanologjisë “ III.2, mbështetur në materialet arkivore të Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut),paraqet një paradoks morbid, që dëshmon qartë për marifetet e redaksive të amputimeve të qëllimta adhominemflet vetiu për punët e pandershme të paparatë redaksisë së përmendur që e njollos një institucionsiç është ASHAK. Ky kompromitim me autorë-redaktorë të padenjë, plagjiatorë, falsifikatorë që e dëmtojnë imazhin dhe moralin përkatës, karshi shoqërive më të emancipuara përreth, habisin me shpërblimet joadekuate me tituj dhe të ardhura trefish më të mëdha të ASHAK-ut, në disproporcion me rezultate të reja në shkencë dhe në kulturë. Kjo antilogjikë dhe anomali primitive, e pashoqe dhe kompromituese, është problem i tjetërkujt, por paradoksi godet rëndë shtetin në të cilin po jetoj edhe unë, dhe mund të ndërlidhet me çdo qytetar të Kosovës.

Viti 2010, si kufi këtij “autori”, ku ndërpritet citimi i veprave, sikur i eklipson plot 7 vite (deri në vitin 2017), ku kanë mundur të bëhen plotësime, korrigjimetë fundit, para se të fillojë viti i botimit 2018; 7 vite në kuadër të  cilave autori i zëritnuk interesohet për këtë periudhë për të bërë modifikime të mundshme edhe në këtë format, me tri vepra të reja me peshë, duke mbyllur sytë, me zemër të plastë, duke gëlltitur faktin e tri veprave të reja që ka mundur të kompensonte numerikisht. Kulmi marifeteve të tillajanë mirënjohjet e larta ndërkombëtare, e sidomos ato kombëtare, më të larta të mundshme si “Nderi i Akademisë” nga Akademia e Shkencave e Shqipërisënë vitin 2015 dhe atë “Nderi i Kombit” nga Presidenti Bujar Nishani” (viti 2017), Për rastin e parë kam informata të bazuara se ka pasur përpjekje të pjesëtarëve të Akademisë së Kosovës për ta penguar këtë mirënjohje. Kësaj radhe do t’i rezervoj të drejtat e mia për t’i bërë publike këto të dhëna me emër e mbiemër, por nuk do t’ harroj disa të supozuar që kanë pasur gisht të veçantë në këso marifetesh djallëzore.

Për këtë tekst të Zërit, në aspektin krahasues, ka shumë shembuj diskriminimi për të cilat do të bindet çdo lexues sot dhe nesër, ku me kriteret e moshës, sasisë dhe cilësisë, afirmimit të shkencës sonë në përmasaballkanike, evropiane dhe më gjerë, ka pasur vend për formate më komode edhe për disa kolegë të mi nga departamentet e gjuhëve të huaja të cilët, në aspekte krahasuese në raport me gjuhë dhe kultura të huaja, kanë dhënë ndihmesa të dukshme. Për fat të keq, nga kjo mund të dalë përfundimi se Seksioni Gjuhë dhe Letërsi i ASHAK është pronë e patjetërsueshme e të quajturve albanistë apo albanologë. Mjerisht ata harrojnë se shumë të huaj kanë dhënë ndihmesa të cilat u mungojnë anëtarëve të këtij Seksioni, për  të cilin ka çka shkruhet, kurse konkluzionet ia lëmë lexuesve. Atëherë nuk është çudi pse kemi ardhur në pozita që të bëjmë kombinime e modifikime degraduese, pasi qëvendi më komod është rezervuar për elitën e ASHAK, kolegë dhe miq të akademikëve, mbi baza politike, klanore, rajonale, partiake, politike për të cilat ka fakte dhe dëshmi të shumta. Këta dhe modelet e tyre mbeten njollë e lektisjeve të këtilla!

Lexuesi i vëmendshëm, nëse kërkon do të gjejë fakte ku te shumë portrete janë dhënë shënime deri në vitin 2017, janë përmendur mirënjohje dhe dekorata sipas kutit të caktuar, të paragjykuar, parakurdisur me qëllim dhe vetëdije të plotë, të llogaritur mirë dhe të ndier në shpirtin e pandërgjegjshëm.

Çdo e keqe ka edhe ndonjë të mirë. Në rastin konkret, jam i lumtur që ende jam gjallë dhe relativisht mirë me shëndet. Në të kundërtën, këta dy zëra do të kishin mbetur kështu siç janë me gënjeshtra, falsifikime, makinacione të papranueshme në dëm të së vërtetës shkencore, historike kombëtare. Jam i bindur se raste të ngjashme mund të gjenden në këtë botim formalisht prestigjioz, por dëshiroj sinqerisht të mos jetë kështu dhe ky rast imi të jetë i vetmuar, dhe të korrigjohet sa më parë.

Lus të Madhin zot që të kem edhe pak jetë dhe fuqi krijuese, në kushte të vështira, për të parë dritë edhe 3 vepra sa më parë që të jetë e mundshme, për të mirën e përbashkët. 

U garantoj lexuesve  sotëm dhe të nesërmpër autenticitetin e këtij shkrimi. Pres gjykime dhe reagime shëndosha, të argumentueshme apo të argumentuara,të opinionit shkencor-kulturor, dhe jam ende i gatshëm që të mbroj punën time të ndershme, sine ira et studio, gjithnjë për hir të së vërtetës dhe të  mirës së përbashkët.