Papa Françesku takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan

    0

    Presidenti i Turqisë Erdoğan priti Papa Françeskun me ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial.
    ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan (Rexhep Tajjip Erdoan) priti me një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial liderin e Kishës Katolike, Papa Françeskun, raporton Anadolu Agency (AA).

    Pas vizitës së tij në Anitkabir Papa Françesku është pritur nga Presidenti i Turqisë, Erdoğan i cili i ka rezervuar një ceremoni zyrtare në Pallatin Presidencial të sapo ndërtuar në Ankara. Pjesë e trupës së pritjes ishte edhe një truprojë tradicionale me kuaj Turke.

    Pas takimit të Erdoğan me Papën, ndërkohë që këndoheshin dy himnet e shteteve përkatëse u mbajtën 21 qitje topave.

    Pas përshëndetjes së ushtarëve nga ana e Papa Françeskut dy liderët shtrënguan duart e tyre përpara dy flamujve atij Turk dhe atij të Vatikanit. Pasi ceremonisë së pritjes dy liderët zhvilluan një takim dy palësh me dyer të mbyllura.

    Në ceremoninë e pritjes ishin prezent gjithashtu Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, zëvëndës Kryeministri i Turqisë Bulent Arenç, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çaushoglu dhe një sërë zyrtarësh nga institucionet më të larta të Turqisë.

    Vizita e Papa Françeskut në Pallatin Presidencial në Ankara është e para në këtë vend. Përveç risisë së Pallatit Presidencial këtë herë kishte dhe ndryshime të tjera në ceremoninë pritëse si ndryshimi tapetit apo edhe mënyra e organizimit të ceremonisë dhe duke përfunduar me praninë e policëve të hipur mbi kalë.