Pamje tmerri nga rrethimi i Shkodrës 1912-1913 (video)

0

Këto çka do të shihni janë pamje tmerri të Shkodrës në prillin e vitit 1912, në vazhdën e bombardimeve të zgjatura gjatë një rrethimi nga forcat serbo-malazeze, në Luftën e Parë Ballkanike.

Në video shihen trupa të vdekur ndërsa poashtu shihet një nënë që sheh fëmijën e saj duke vdekur urie.

Fëmijët detyrohen të hanë lëvozhga druri. Populli pret me orë të tëra për marrjen e një cope buke.

Në fund shihen poashtu familje refugjatësh të cilat largohen me gjësendet e tyre në drejtim të një vendi më të mirë për ta. E tëra kjo ndodhi në Shkodër në prill të vitit 1913 saktësisht 102 vite më pare.