Palestinezët falin namazin e Bajramit në xhaminë Al-Aksa

    0

    Mijëra palestinezë shkuan në xhaminë Al-Aksa sot për të kryer lutjet e Kurban Bajramit, pavarësisht një bllokimi të rrugëve kryesore nga izraelitët.

    Forcat policore izraelite ishin të vendosur të gjithë nëpër Jeruzalemin Lindor për Yom Kippur, ditën e shenjtë të kalendarit hebraik, i cili përkoi me festën myslimane të Kurban Bajramit. Ata kanë mbyllur rrugët e caktuara për të parandaluar lëvizjen e trafikut në përputhje me besimet hebraike.

    Ka shqetësime se përleshjet mund të ndodhin në zonat me popullsi të përzier hebre-mysliman.

    Festa myslimane vjen gati gjashtë javë pas një ofensive vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, që la të vdekur më shumë se 2.150 palestinezë dhe plagosi rreth 11,000 të tjerë.