Pakujdesia: Pesë zjarre në një ditë

0

Antarët e Shërbimit për mbrojtje she shpëtim u angazhuan ditën e djeshme në fikjen e disa zjarreve në Komunën e Ulqinit. Më i madhi ishte ai në Shas i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe të livadheve dhe arave dhe rrezikonte ullishten e familjes Mucaj.

Me intervenim të shpejtë u arrit që ullishtja të shpëtohej si dhe dy ara me të mbjellura me misër.

Poashtu i rrezikshëm ishte zjarri në Brajshë i ndezur në pesë vende afër një prroi, në fërsi të familjes Kokoviq.

 

zjarre2