Pakujdesia njerzore: Zjarr në Malin e Brisë

0

Rreth orës 14.30 Shërbimi për mbrojtje dhe shpëtim ka marrë njoftim për zjarr të përmasave të mëdha në Malin e Brisë.

Në fikjen e tij u angazhuan 8 makina dhe 32 zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga një ekip prej Tivarit. Avancimi i zjarrit po rrezikonte seriozisht shtëpitë dhe pasurinë e familjes Vujosheviq.

Lokalizimi i tij u bë i mundur rreth orës 19.30.

Nga ky shërbim shprehën falenderimin  për vëllezërit Nikoliq të cilët me pompat e tyre ndihmuan që zjarri të mos shtrihej në drejtim të Darzës.

Antarët e shërbimit do të patrullojnë sonte gjithë natën në rast se era ndërron drejtimin dhe rrezikohet plasja e sërishme e zjarrit.

Sipas tyre, shkaku u zjarrit ishte pakujdesia njerzore pasi zjarri plasi fillimisht në pronë private.

 

zjarr2