Pajoviq mbylli Abazoviqin ne zyre per te mos ndihmuar DPS-in”

0

Kryetari i dikurshëm i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq, është dashur ta mbyll në zyrë Dritan Abazoviqin për mos të lejuar të sjellë vendime në favor DPS-it, shkruan portal CDM duke u referuar në disa burime të partisë “Pozitivna”.

Në fillim të vitit 2014 pas zgjedhjeve lokale në Ulqin, Pozitivna ishte në situate me vendos se kush do të bëjë shumicën në Ulqin. Është spekuluar në at kohë që partitë shqiptarë nuk mund të bëjnë shumicën pa DPS-in kurse larg syve të publikut, në Pozitivna është duke u zhvilluar një dramë e vërtetë, thuhet në portalin CDM.

Sic thuhet, Dritan Abazoviq ka këmëngulur të mos përkrahë Nazif Cungun dhe koalicionin “Për të ardhmen e Ulqinit” të Fatmir Gjekës.

Ky skenar i Dritanit parashikonte që Pozitivna mos ti jap askujt përkrahjen dhe kështu të detyrojnë një parti shqiptare të bëjë pushtet me DPS.

Dritani këtë i ka thënë darko Pajoviqit dhe Azra Jasaviqit në sy të disa zyrtarëve të tjerë, ku pastaj kryetari i Pozitivnës ka kërkuar nga gjithë të tjerët të dalin jashtë nga zyra dhe është mbyllur në zyre bashkë me Dritanin për ta bindur që mos ta bëjnë këtë akt. Sipas zyrtarëve të Pozitivnës, që rrëfehen për portalin CDM, kjo bisedë me dyer të mbyllura zgjati afër 4 orë, pasi Abazoviq assesi nuk ka dashur që të përkrahë partitë shqiptare.

Më vonë Abazoviq ka lëshuar pe dhe është bindur nga Darko Pajoviq dhe kështu Pozitivna hyri në pushtet në Ulqin. Forca ka plotësuar kërkesën e Partisë Demokratike për të pas kryetarin dhe kështu Gjeka është bërë kryetar i komunës, thuhet në portalin CDM.