Otrant-Olimpik merr pjesë në Kupën e Pavarsisë 2017

0

Skuadra e futbollit Otrant-Olimpik do të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Pavarsisë, e cila organizohet me rastin e 105 vjetorit të ngjarjes më të rëndësishme kombëtare.

Në këtë turne, përvec skuadrës nga Ulqini, do të marrin pjesë edhe KF Tirana, KF Shkendia nga Tetova dhe KF Besa e Pejës.

Kupa e Pavarsisë 2017 organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit kurse ndeshjet luhen me 28 nëntor, Ditën e Pavarsisë.