Otrant – Olimpik kthehet triumfues nga Tivari

0

Skuadra e Otrant – Olimpik ka hyrë furishëm në sezonin e ri futbollistik duke fituar bindshëm ndaj skuadrës Slloga të Tivarit me rezultatin 6-0.

Ky rezultat jep shpresë se skuadra e re do të jetë pretendente në ligën rajonale dhe ditë të bukura futbolli do të fryjnë edhe nga qyteti ynë.

Në një takim i cili u dominua komplet nga tanët, cka e tregon edhe rezultati, vlen të përmendim edhe golashënuesit. Të gjashtë golat u shënuan nga lojtarë të ndryshëm : Çaushi , Mollabeqiri, Kollari, Gjinoviq, Divanoviq dhe Rexha.

Suksese në të ardhmen!