Otrant-Olimpik humb në Shkodër por tregon lojë në nivel

0

Në ndeshjen humanitare të zhvilluar dje në Shkodër ndaj Vllaznisë, ekipi i qytetit tonë humbi me rezultatin 2-1.

Megjithë humbjen, ekipi tregoi një lojë në nivel të lartë cka ngjall optimizëm për ndeshjet e ardhshme. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Otrant-Olimpik me gol të Mollabeqirit, por në pjesën e dytë suadra vendase arriti të përmbysë gjithcka.

Duke u nisur nga fakti që Vllaznia është një skuadër e kategorisë së parë në Shqipëri, ky rezultat nuk mund të konsiderohet negativ.

Shpresojmë që ekipi të vazhdojë të tregojë lojë të mirë në fushë, kurse rezultatet do të vijnë vetvetiu.