Otrant-Olimpik fiton në transfertë

0

Në ndeshjen e javës së tretë të ligës rajonale sot ekipi Otrant-Olimpik triumfoi në transfertë ndaj ekipit të Hajdukut nga Tivari.

Ekipi ynë tregoi lojë dominante dhe cdo gjë u duk se u zgjidh ce në pjesën e parë me gola të Alibegut në minutën e 20 dhe Mollabeqirit në të 38-en.
Por në minutat e para të pjesës së dytë vendasit shkurtuan diferencën në 2-1, kurse Caushi në të 78-en vulosi gjithcka duke i dhënë fitoren 3-1 skuadrës sonë.

Pas tre xhirove Otrant-Olimpik ndodhet në vendin e parë me 7 pikë.