OT: Në Ulqin për momentin 71% më shumë turistë se vitin e kaluar

0

Moti i mirë i cili do të vazhdojë edhe për ditët në vijim, ka bërë të mundur që sezoni turistik të zgjatet edhe përtej fillimit të shtatorit.

Sipas të dhënave të Organizatës Turistike, në Ulqin pushojnë 3.298 turistë të regjistruar, cka është 71% më shumë se një vit më parë.

Prej tyre, në hotele ka 51% më shumë, në kampe 37%, kurse në akomodim privat 200% më shumë se vitin e kaluar.