OT në probleme: Punëtorët kërkojnë dëmshpërblimin, hajdutët nuk janë gjetur akoma

1

Katër punëtorë të Organzatës Turistike të Ulqinit, Aleksandër Jacoviq, Merita Rexha, Beqir Zatoviq dhe Muharrem Beqoviq, akuzojnë këtë ndërmarrje se në vitin 2012 janë larguar nga puna në mënyrë të paligjshme, shkruan “Dan”.

Ato nga puna janë larguar nga ish drejtori Minir Karamanaga (PSD), për arsye se , sic thonë ata, nuk ishin politikisht korrekt.

Gjykata me vendim të 3 marsit 2014 i kthey ata përkohsisht në punë, kurse vazhdimi i cështjes pritet sot, cka e konfirmoi për këtë gazetë edhe Sekretari për mbrojtjen e pasurisë Gzim Haxhibeti. Ai shtoi se në përgatitje janë dy seanca, njëra prej akuzës së katër punëtorëve kurse tjetra prej akuzës së ish drejtorit Ali Rexha.

Në kërkesat e veta punëtorët dhe ish drejtori kërkojnë pagesën e të gjitha pagave dhe shpenzimeve prej kohës kur nuk ishin në punë, cka sipas anazlizave mund ti kushtojë OT-së mbi 100.000 euro.

Në mbledhjen e vet, Këshilli Drejtues i Organizatës Turistike të Ulqinit nuk e ka pranuar propozimin e drejoreshës Zana Sarvan, që me katër punëtorët të arrihet marrëveshje jashtë-gjygjsore, prandaj cështja është e destinuar të shkojë në gjykatë.

Një shpenzim tjetër do të jetë edhe ai avokatëve që përfaqsojnë OT-në, ku vetëm avokatit Sami Misherri i detyrohen 6.000 euro në bazë të angazhimeve të kaluara, kurse akoma nuk dihet se kush do ta mbrojë atë në seancat e ardhshme.

Haxhibeti tha se në seancën përgatitore i ka mbrojtur ai interesat e OT-së, por nuk ka njohuri se kush do të angazhohet në seancat e ardhshme, pasi avokati i mëparshëm nuk është më i angazhuar.

Një problem tjetër i cili ka goditur vetë imazhin e OT-së gjatë sezonit turistik ishte edhe zhdukja e 3100 eurove nga kasaforta e ndërmarrjes. Pasi nuk kishte shenja të hyrjes me dhunë, dyshimi ra mbi të punësuarit, por deri tani nuk ka asnjë përparim të dukshëm në hetim. Ato bile kaluan edhe nëpër poligrafin policor, por pa rezultat konkret.

Ky nuk është rasti i parë i zhdukjes së parave nga kjo ndërmarrje, pasi kohë më parë ishin zhdukur edhe 700 euro, por që nuk u lajmërua në polici.

1 Koment

  1. DERI KUR TE ZBULOHET HAJDUTI APO HAJDUTET, TITULLI I JUAJ DO TE ISHTE ME I SAKT SIKURTE SHKRUAJ:
    ” HAJDUTET KERKOJNE DEMSHPERBLIM”

Comments are closed.