OT dhe MogUl në seminar treditorë prë turizmin

0
Perfaqesuesi i Organizates turistike te Ulqinit Armend Milla dhe perfaqesuesi i OJQ Mogul Xhemal Peroviq marrin pjese ne seminarin treditor “Perkufizimi dhe aprovimi i politikave adekuate publike, që mund te kontribuojne ne mbrojtjen e mjedisit dhe larmise biologjike, mbrojtjen e natyres dhe trashegimise kulturore etj.”. Ne kete seminare theksi vihet ne zhvillimin e qendrueshem si barazpeshe ne mes te kerkesave ekonomike, sociale dhe ekologjike, per tu siguruar permbushja e nevojave te gjenerates se tashme pa i cenuar mundesite e gjeneratave te ardheshme ne arritjen e qellimeve dhe permbushjen e nevojave.
Vollunturizmi si pjese e turizmit te qendrueshem eshte trend i ri turistik i inicuar nga turistet e vetendergjegjesuar, qe deshirojne te distancohen nga turizmi masovik dhe te kerkojne forma me kuptimplote te udhetimit. Keshtu gershetimi i volontimit dhe turizmit, gjegjesishte Volonturizmi u be forme e popullarizuar e udhetimit nderkombetare I cili I jep mundesi volonturistit te kontribuojne ne zhvillimin e qendrueshem te komunitetit ku vjen, duke hulumtuar vended he kultura te reja.
Motivet kryesore te turisteve – vollunter perfshijne deshiren per te ndihmuar, per te perjetuar pervoja te vecanta ( ose unike, Armend) gjate udhetimit si dhe  zhvillim personal. Duke qendruar dhe kontribuar me pune vullnetare ne komunitet, kane mundesi te njohin jeten e perditeshme te njerezve, doket dhe traditat e komunitetit, gje qe nuk mund te perjetohet si turist I rendomet
Turizmi masovik ne dekadat e fundit nuk vazhdon te jete me një recetë për pozicionimin e një destinacioni turistik si një destinacion atraktiv. Kur  flasim për nje turist modern, ne flasim për përvojat e tij turistike. Produkti turistik nuk eshte  me vec ceshtje materiale dhe e prekshme, per turist gjeja primare eshte  për të krijuar kujtime, që do të thotë se eshte me se e domosdoshme për të punuar në trendet e reja të reja turistike si dhe tregje te reja në mënyrë që të shmanget e ashtuquajtura faza e renjes ne baze te  konceptit te Butlerit mbi ciklin e evolucionit te nje destinacioni turistik “, thotë Armend Milla
Pjesëmarrësit e seminarit janë nga sfera të ndryshme  si ato te biznesit, sektorit publik, shoqërisë civile, përfaqësues të agjencive të ndryshme të udhëtimit, organizatave turistike, etj. Ky seminar është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe për një periudhë prej tri ditësh eshte duke u  mbajtur ne Dubrovnik (në kuadër të bashkpunimit nderkufitare ndermjet Kroacise dhe Malit te Zi).
Si përfundim, projekte të ngjashme dhe ide të ngjashme gjithmonë do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit, ruajtjen e natyrës dhe vetëdijesimin në mesin e komunitetit lokal.
Organizata Turistike e Ulqinit