OT: Me 25 dhe 27 janar hapja e pikave të vrojtimit në Valdanos dhe Shtegvashë

0

Nga Organizata Turistike e Ulqinit njoftojnë se ashtu si shumë destinacione të tjera turistike, edhe Ulqini do të ketë pikat e vrojtimit, hapja e të cilave do të bëhet të enjten me 25 janar në Valdanos, dhe të shtunën me 27 janar në Shtegvashë . Në këto dy pika , Organizata Turistike ka montuar ulëset solare , të cilat sigurojnë wi-fi falas dhe mbushjen e celularëve.

Ulëset kanë edhe ndriçimin led që furnizohet direkt nga energjia diellore, me çka pikëvrojtimet do të jenë të ndriçuara gjatë gjithë kohës. Nga Organizata Turistike e Ulqinit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në hapjen e këtyre pikëvrojtimeve në ditët e larpërmendura.