Osman Leskovci shpërblehet për përkushtimin ndaj qytetit

0

Osman Leskovci, plaku i cili është bërë i njohur për entuziazmin e tij në mirëmbajtjen e shetitores në Plazh të Vogël, këto ditë do te shpërblehet në menyrë simbolike.

Sic mëson portali ynë, ndërmarrja e të Mirave Detare (Morsko Dobro) do ti pagujë atij një shumë të konsiderueshme të hollash si shenjë mirënjohje për punën e tij.

Edhe pse kurrë nuk e ka punuar këtë punë për para, por nga deshira që kjo pjesë atraktive e Ulqinit të jetë gjithmonë e pastër, cdo ndihmë atij i vyen, pasi që merr vetëm 63 euro ndihmë sociale në muaj.