Organizata turistike: Të ardhurat deri në shtator afër 94%, deri në fund të vitit do të realizohen 100%

0

Të ardhurat e Organizatës Turistike të Ulqinit deri më 30.09.2017 janë realizuar në vlerë prej 540.343,75 euro. Sipas Planit, të ardhurat e planifikuara janë 576,000 euro, që do të thotë se deri më 30 shtator janë realizuar 93,81% e buxhetit.

Tatimi rezidencial u realizua në vlerë prej 356.400,25 euro, që është 97.30% e shumës së planifikuar prej 366.000 euro. Tatimi turistik u realizua në vlerë prej 65,341.50 euro, çka e ka tejkaluar planin prej 60,000 euro.

Kontributet u realizuan në vlerë prej 34,425 euro, që është 57,37% nga shuma e planifikuar e përgjithshme prej 60,000 euro.  Sigurisht, deri në fund të vitit, OT ka në plan që këto të ardhura të rriten, pasi që pagesa për këtë tatim pritet në dhjetor. Të ardhura të tjera janë realizuar në vlerë prej 81,177 euro.

Donacionet e planifikuara në vlerë prej 20,000 euro janë realizuar në shumën prej 3,000 euro, ose 15%.

Në OT shpresojnë që deri në fund të vitit kalendarik 2017 do të realizojnë në masën 100% zbatimin e Programit të Punës dhe Planit Financiar që është planifikuar për këtë vit.