Organizata Turistike e Ulqinit shpall konkurs për punimin e zgjidhjes ideore skulpturale Servantes dhe Dulcinea

0

 

  1. LËNDA E KONKURSIT

 

– Lënda e konkursit është punimi i zgjidhjes artistike-figurative për kompozicionin skulptural monumental.

– Koncepti i konkursit është paraqitja në formë artistike e dashurisë së madhe mes shkrimtarit të madh spanjoll Servantesit dhe Dulçinesë, sipas konceptit në bazë të romanit të tij „Don Kishoti“, e cila edhe sot e kësaj dite jeton në legjendën e banorëve të Ulqinit.

 

  1. PJESËMARRËSIT E KONKURSIT

 

Konkursi është publik dhe anonim. Në konkurs mund të marrin pjesë te gjithë artistët figurativë – skulptorët.

  1. AFATET

 

3.1. Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes në sajtin e OT Ulqin, www.ulcinj.travel.

3.2. Punimet për konkurs dorëzohen në hapësirat e OT Ulqin ose në adresën Bul.Nene Tereza p.n, Soliteri i Idea Market, kati i II.

3.3. Afati për dorëzimin e punimeve është deri me 17.12.2017.

3.4. Punimet që arrijnë pas afatit të paraparë për dorëzim nuk do të merren në shqyrtim, si dhe punimet e dërguara me postë.

3.5. Juria profesionale do të bie vendimin mbi rezultatet e konkursit në afatin prej 7 ditësh nga dita e skadimit të afatit për dorëzimin e punimeve për konkurs.

3.6. Për rezultatin e konkursit të gjithë pjesëmarrësit e konkursit do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

 

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME

 

4.1. Kriteret për zgjedhjen e zgjidhjes më të mirë artistike-ideore janë:

– origjinaliteti i zgjidhjes ideore dhe artistike në bazë të konceptit të dhënë,

– sinteza e realizuar e zgjidhjes së tërësisë skulpturale – urbanistike me hapësirën

4.2. Dimensionet e skulpturës së realizuar sipas lartësisë duhet të plotësojnë kriteret nga minimum 1- nje metër deri në maksimum 2,5  metër.

4.3. Përparësi do të kenë zgjidhjet të cilat mund të realizohen me veprime bashkëkohore.

4.4. Materiali nga i cili do të punohet skulptura duhet të jetë i qëndrueshëm ndaj kushteve të jashtme kohore.

4.5. Dokumentacionin nga konkursi dhe punimet të cilat nuk janë shpërblyer ose nuk i kanë plotësuar kushtet, autorët i marrin në afatin prej 10 ditësh.

4.6. Autori i punimit fitues është i detyruar që, me marrëveshjen e drejtpërdrejtë me jurinë, të pranojë vërejtjet dhe sugjestionet e jurisë lidhur me përpunimin e mëtutjeshëm dhe realizimin e projektit.

4.7. Juria do të ndajë dy shpërblime (shpërblimin e parë dhe të dytë).

4.8. Juria mban të drejtën që mos të ndajë shpërblimin nëse vlerëson se punimet e ofruara nuk i plotësojnë kriteret e nevojshme.

 

Per informata me te hollesishme, kontaktoni OT ne email info@ulcinj.travel ose ne numrat e telefonit 030 412 333 / 412 335.