Organizata Turistike: Bushati kryetar i ri i Kuvendit Ekzekutiv

0

 

Sot, me fillim në ora 11, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të OT së Ulqinit, me rend dite si në vijim:

1.Aprovimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar 2. Programi i punës dhe plani financiar për vitin 2014 3. Dorëheqja e Kryetarit të Keshillit drejtues të OT 4. Emërimi i anëtarit të ri dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit drejtues të OT  5. Të ndryshme

Mbledhja u drejtua nga kryetari i Kuvendit të OT-se z. Fatmir Gjeka.Duke paraqitur planin financiar për vitin 2015, drejtoresha e OT-së znj.Zana Sarvan, theksoi se plani është mjaft ambicioz por i arritshëm.Ne plan parashikohet një rritje e të ardhurave prej 42% ose gjthsejt 425.000 euro.Gjegjësisht,  nga taksa e banimit, prej 227.000 euro qe ishte në vitin 2014,  në 270.000 euro (realizuar 174.980 ose 77%) vitin e ardhshëm.Poashtu rritje e të ardhurave nga taksa turistike nga 53.000 euro në vitin 2014 (realizuar 52.449 ose 99%) ne 70.000 euro, rritje e të ardhurave nga anëtarsimi prej 20.000 (realizuar 9.905 ose 50%) ne 50.000, rritje nga donacionet prej 26.950 (realizuar 42.580 ose 158%) në 30.000 euro.

Gjithashtu u prezantuan edhe vendet në panairet e të cilëve OT e Ulqinit planifikon të marrë pjesë.Ato janë: Praga, Beogradi, Budimpeshta, Berlini, Bukureshti, Shkupi, Llukavac, Prishtina, Tirana dhe Varshava.

Ne fjalimet e veta anëtaret e kuvendit diskutuan në lidhje me nevojen e fokusimit më shume në tregjet e rajonit, nga ku kemi edhe përqindjen më të madhe të mysafireve, por duke mos harruar edhe tregjet prestigjioze.

Z.Xhaudet Cakuli theksoi se është e planifikuar edhe pjesmarrja në Bratisllavë dhe Moskë, dhe se këto vende nuk ndodhen në liste vetëm për arsye të një gabimi teknik.

Anëtari,  z.Ibrahim Milla,  sugjeroi që shpenzimet e marketingut të rëndojnë mbi bizneset, në varësi të veprimtarisë që ato kryejnë.

Në mbledhje u konstatua dorëheqja e Kryetarit te Keshillit Drejtues, z. Cakuli, dhe unanimisht u aprovua emërimi i z.Xhemal Bushati si kryetar i ri.