Orav: Mbrojtja e Kripores kusht për integrimet në BE

0

Shefi i Delegacionit evropian në Mal të Zi Aivo Orav, deklaroi se mbrojtja e Kripores do të jetë kusht për hapjen e Kapitullit 27 i cili ka të bëjë me ruajtjen e mjedisit jetësor.
Orav tha se Mali i Zi duhet sa më shpejt ti përfundojë procedurat për mbrojtjen e Kripores, kurse hapja e Kapitullit 27 do të varet edhe nga gatishmëria e të dyja palëve..

Ai tha se në këtë drejtim nga ana e Malit të Zi ka pasur vonesë të konsiderueshme.