Orav dhe ambasadorët e vendeve të BE-së vizituan Ulqinin

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti sot delegacionin e ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Europian në Mal të Zi të udhëhequr nga ambasadori i BE në Mal të Zi z. Aivo Orav.
Kryetari Cungu pati një bisedë mjaft të gjërë në lidhje me aktivitetet e Komunës dhe projektetet e përbashkëta që janë realizuar dhe vazhdojnë të realizohen nga ana e Zyrës për projekte ndërkombëtare në bashkëpunim me subjektet publike dhe private nga shtetet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian. Ndër të tjerash, u vlerësuan shumë lartë ndihma që shtetet e BE bëjnë për Komunën e Ulqinit duke lobuar maksimalisht për ruajtjen e hapësirës, mbrojtjen e mjedisit e në veçanti të krypores dhe të Valdanosit.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin qe Komuna e Ulqinit ka me qytetet nga BE dhe shkëmbimi i eksperiencave që realizohet me këtë bashkëpunim është gjithmon frytdhënës sipas Krzetarit Cungu. Në këto suaza, eksperiencat e tyre në ndërtim të infrastrukturës po i ndjek edhe komuna e Ulqinit me projektet që po realizohen ne bashkëpunim me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe me bankën gjermane KFW.

Nga ambasadorët e u kërkua që Komunën e Ulqinit t’a mbështesin edhe finansiarisht në realizimin e qellimeve të saja duke u fokusuar më së shumti në projekte infrastrukturore edhe ato zhvillimore.

Përfaqësuesit e shteteve të BE diskutuan edhe për pozitën që Mali i Zi ka ne procesin e hyrjes në BE si dhe vlerësuan lartë impenjimet që vetëqeverisja lokale në Ulqin bën në mbrojtjen e mjedisit, realizimin e projekteve infrastrukturore dhe promovimin e potencijaleve zhvillimore.

Në takkim u bisedua edhe për ligjin e ri për ndërtim dhe planifikim hapsinorë ku u konstatua nga palët që çon drejt nje centralizimi në këtë fushë dukë lënë me një anë organet e vetëqeverisjes lokale.

Në fund ambasadori i BE në Mal të Zi falenderoi për mikëpritjen dhe i tha përfaqësuesve komunal që është i sigurt që në të ardhmen dialogu me përfaqësuesit komunal do të jetë më i shpeshtë duke u fokusuar në çeshtjet më të rëndësishme.

Në vazhdim të qendrimit në Ulqin, delegacioni vizitoi Kryporen dhe Valdanosin.