OJQ-të të pakënaqura me qëndrimin e pushtetit lokal

0

                                                                                   KUMTESË PËR OPINION

Pas disa kërkesave për pranim tek Kryetari i Komunës si dhe iniciativave që në rend dite të Kuvendit të vihen pika që janë me interes për qytetarë dhe sektorin civil, organizatat e shoqërisë civile në Ulqin po përballen me një murë heshtjeje.

Takimi me OJQ, i organizuar nga Kryetari i Kuvendit e në të cilin morën premtime për disa çështje, poashtu nuk dha rezultatet e pritshme.

Rrjeti i OJQ-ve në Ulqin dorëzoi 2 kërkesa në Administratën e Komunës. Këto kërkesa OJQ-të i formuluan në formën e iniciativave, si mekanizma të pjesëmarrjes qytetare në realizimin e vetëqeverisjes lokale, të përkufizuara me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës së Ulqinit.

Kërkesa e parë iu dorëzua Kryetarit të Komunës dhe konsiston në dy çështje:

  • në themelimin e Komisionit për vlerësimin e projekteve të OJQ-ve dhe
  • në shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve, të parapara për OJQ në Buxhetin e Komunës për vitin 2016.

 

Në bazë të Vendimit të ri për kriteret, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare, konkursi publik shpallet në afat prej 30 ditësh nga dita e miratimit të Buxhetit. Procedurën për formimin e Komisionit, emërimin e kandidatëve për anëtarë të Komisionit si dhe për shpalljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve, janë veprime që i ndërmerr Kabineti i Kryetarit të Komunës. Kjo ishte edhe arsyeja që iu drejtuam pikërisht Kryetarit të Komunës, në mënyrë që ta njoftojmë se këto veprime nuk do të mund të realizohen në një periudhë të mëvonshme, për shkak të Zgjedhjeve Parlamentare në Mal të Zi. Prandaj edhe heshtja e Kryetarit dhe shtyrja e takimit me sektorin civil të cilin e iniciuam për këtë temë, për neve janë të papritur dhe paraqesin një moment të ri në raportet Pushteti Vendor – Sektori Civil.

Financimi i OJQ-ve nga Buxheti i Komunës, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara, do duhej të paraqiste realizimin e politikave publike lokale dhe shërbimeve sociale. Sikur kështu të kuptohej financimi dhe te organizohej nga ana e Komunës së Ulqinit, atëherë kjo çështje nuk do duhej të shihej si një shpenzim, por si një investim i vërtetë në zhvillimin e komunitetit në fushat nga më të ndryshmet.

Megjithatë, ne qoftë se Komuna vendosë që pa konkurst’iu ndajë mjete organizatave joqeveritare, atëherë krijohet rreziku për vendosjen e një praktiketë keqe dhe jotransparente, e cila do të ketë pasoja serioze për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit civil në nivel lokal.

Iniciativa e dytë i është dorëzuar Kryetarit të Parlamentit dhe i referohet zbatimit të Vendimit për themelimin e Këshillit për zhvillimin dhe mbrojtjen e vetëqeverisjes lokale.

Ligji për vetëqeverisjen lokale dhe Statuti i Komunës së Ulqinit, themelimin e këtij Këshilli e përcaktojnë si një mekanizëm për përmirësimin e vetëqeverisjes lokale në komunë, përkatësisht mundësinë e ndikimit demokratike të qytetarëve në ushtrimin e pushtetit  në nivel lokal.

Më herët, Kryetarit të Kuvendit i është paraqitur kërkesa për vënien në rend ditetë Planit të Veprimit  për Barazinë Gjinore, i cila është paraqitur para këshilltarëve vitin e kaluar, por për të nuk është diskutuar, si dhe kërkesa që Parlamenti të formojë Komisionin për përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet, i vetmi trup punues të cilin Kuvendi nuk e themelon në dy përbërjet e fundit.

 

Kumtesën e nënshkruajnë këto OJQ:

HORIZONTI i RI, MOGUL, SOS Telefoni për gra dhe fëmijë viktima të dhunës, HARMONIA, Fondacioni STUDENTI, Fondacioni LIKA, QYTETI KRIJUES, HAPI I GJELBËR, KALIMERA, ART KLUB, E DREJTA PËR JETË, ANIMA, ART DOLCINIUM,BOTA e PAQES, iACT.