OJQ-të dhe ndërkombëtaret akuzojnë Qeverinë: Po zvarrisni mbrojtjen e Kripores

0

Në konferencën ndërkombëtare për ruajtjen e Kripores së Ulqinit e cila ka filluar dje në Podgoricë, pati konfrontime të ashpra verbale në lidhje me zvarritjen e shpalljes së Kripores si zonë të mbrojtur.

Nga sektori qeveritar akuzuan ministrin Branimir Gvozdenoviq se po zvarrisin në mënyrë të pashpjegueshme shpalljen e Kripores si zonë ët mbrojtur, dhe se nuk kanë punuar në arritjen e qëllimeve të miratuara në konferencën e parë të mbajtur në Ulqin. Nga organizata Euronatur po ashtu u ndëgjuan kritika se ndoshta nuk ekziston gatishmëria politike që Kriporja të mbrohet. Ministri Gvozdenoviq u mbrojt se qëllimet e miratuara në konferencën e parë nuk ishin reale , dhe se pa gjetjen e një partneri për vazhdimisnë e prodhimit të kripës, problemet e Kripores nuk mund të kenë zgjidhje të qëndrueshme.

Sekretarja e shtetit Daliborka Pejoviq, tha se nuk është e drejtë që qeveria të akuzohet se nuk ka punuar sa duhet për mbrojtjen e Kripores, pasi sipas saj, Kriporja e Ulqinit ka pasur vëmendjen më të madhe se të gjitha çështjet tjera në këto muajt e fundit.