OJQ MogUl organizon kurse të gjuhëve të huaja

0

Në ambientet e OJQ MogUl ka filluar regjitrimi i të interesuarve për trajnim në gjuhët e huaja.

Përveç gjuhës angleze do të ketë kurse edhe në gjuhët gjermane dhe italiane, por edhe në ato malazeze dhe shqipe, tha për TV Teuta udhëheqësja e programit pranë MogUl, Vjollca Lika-Çobaj.

Regjistrimet do të zgjasin deri me datën 1 nëntor dhe tarifat janë të ndara për moshat e vogla dhe të rritura, dhe siç thekson Lika-Çobaj, janë mjaft të volitshme.

Ajo gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e shtyrjes së regjistrimit edhe pas 1 nëntorit.