Objekti i Husoviqit pret rrëzimin

0

Objekti ilegal në Shtoj i ndërtuar në tokën e nënkryetarit të qeverisë dhe kryetarit të Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, është i përcaktuar për rrëzim, shkruan portali “Vijesti”.

Se kur do të rrëzohet, sipas Drejtorisë së Inspeksioneve, varet nga mjetet materiale në dispozicion dhe dinamika e mbledhjes së tyre.

Objekti në fjalë është ndërtuar nga Edin Husoviq, në tokën e vëllaut Rafet Husoviq.

Për këtë objekt nuk ekizton leje ndërtimi e as aplikim për ta marrë atë. Marrja e lejes gjithsesi do të ishte e pamundur, pasi për atë zonë nuk ka plan urbanistik. Këtë për “Vijesti e konfirmoi edhe sekretari për urbanizëm Mustaf Gorana, i cili tha se në adresë të këtij sekrtariati nuk ka asnjë kërkesë për ndërtim të objektit në fjalë.

Edhe vetë Husoviq e ka pranuar se objekti nuk ka leje ndërtimi dhe se punimet janë ndërprerë në vitin 2008.