Nxënësit nga Shqipëria ngrisin flamurin shqiptar në Budva

0

Një grup nxënësish nga Shqipëria që vizituan Budvën, u gjetën përballë problemeve me vendasit pasi njëri prej tyre po mbane mbi supe flamurin shqiptar, shkruan “Vijesti”.

Irritimi i banorëve vendas u shtua edhe më shumë kur ato e shpalosën flamuin në plazh dhe filluan ta puthnin. Kjo shkaktoi reagim edhe më të madh të klientëve në lokalin aty afër, pasi një nga nxënësit filloi ta valvisë atë nga muret e kalasë.

Incidentët e mëtejshme i ndaloi ardhja e policisë e cila e mori flamurin dhe i paralajmëroi nxënësit. Sipas deklaratës së tyre, nuk ka pasur ndalime në lidhje me këtë rast.