Nxënësit nga Gjermania për vizitë në Ulqin

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit  Fatmir Gjeka, nënkryetarja  Zenepe Lika dhe shefi i  kabinetit Met Gjoni,  priten  nxënësit e ardhur  nga qyteti  Freudenstadt i Gjermanisë, të cilët shoqëroheshin nga mesimdhenesit e tyre.

Duke  pershendetur  binjakëzimin e dy qyteteve përvojen  dhjetë vjecare të shkëmbimit të nxënësve me shkollën e mesme të qytetit tonë, kryetari  Gjeka u uroi mirëseardhjen dhe u foli  për Ulqinin , të  kaluaren e tij, monumentet  kulturo historike  dhe turizmin si degë e rëndësishme ekonomike .

Organizata   turistike  kishte  përgatitur  dhurata  modeste  per  nxënësit dhe mësimdhënësit. Në emër te  ketij institucioni i pershendeti drejtoresha z. Zana Sarvan. Pas  qendrimit  ne  komunën e Ulqinit,  nxenesit u nisen në drejtim të Kalasë, ndërkohë  që  për ta  gjatë  tërë ditëve  është  përgatitur  një program i vecantë i vizitave dhe  vendeve se ku do të shkojnë.

 

/ul-gov.me/