Nxënësit nga Distrikti 23 i Vjenës  po qëndrojnë për vizitë në qytetin tonë

0

Kryetari i Komunës Nazif Cungu  priti sot në  takim  nxënësit e shkollës  së mesme të qytetit tonë ,,Vëllazërim –Bashkim,, dhe ate te Vjenes të cilët janë të kycur në Projektin Mirembajtja e kontakteve dhe lidhjeve, puna nderkulturale ne projektet e dy qyteteve dhe dy shteteve. I cili realizohet me moshatarët e tyre  nga Distrikti 23 I Vjenës. Projekti parasheh  organizimin e  vizitave të ndërsjellta  të nxënësve ,që kanë synim  avansimin e marëdhënijeve , zhvillimin e  aftësive  interkulturore , zotërimin e gjuhës gjermane dhe profesionalizmin e sejcilit nxënës.

Koordinatore e Projektit është  Prof. Irma Qetkoviq  e cila tha se  kjo formë e  bashkëpunimit  ndihmon që nxënësit tanë  të angazhohen  edhe më  tepër në profesionalizimin e tyre .Po ashtu projekti në fjalë i koontribuon dhe sforcimit të marëdhënijeve ndërmjet qytetit tonë dhe Distriktit 23 të Vjenës.Vizita e nxënësve nga Austria  është përcjellur  me një sërë aktivitetesh dhe vizita, për tu njohur  më përsëafërmi me  monumentet kulturo historike dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë .